Një autobus i linjës urbane të qytetit të Vlorës i cili kishte brenda udhëtarë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Sipas raportimeve mediatike autobusi ka marrë flakë nga pjesa e tij e pasme, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz. Ka qenë shpërthimi i dëgjuar para nisjes së zjarrit që ka lejuar udhëtarët të zbresin të sigurt nga autobusi.
Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një qark elektrik, ndërkohë që zjarrëfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë neutralizuar rrezikun.