Lajme

Përleshje në Interex në Fushë Kosovë, dy persona kapen për para

Pinterest LinkedIn Tumblr

Dy qytetarë janë përleshur sot në marketin “Interex” në rrugën “Elez Berisha” në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë dy të dyshuarit (emra të njohur për redaksinë) u rrahën për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me një bankënotë.

Për shkak të lëndimeve, të njëjtit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa më pas janë dërguar në stacion policor.

Të dyshuarit kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve dhe më pas prokurori ka urdhëruar që t’u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.
/GazetaSinjali/