Të shtunën është arrestuar një grua në Prishtinë pasi që dyshohet se e njëjta ka braktisur fëmijën e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në lidhje me rastin është njoftuar punëtori i qendrës për punë sociale, njofton Klan Kosova.
“Në lidhje me rastin është njoftuar punëtori i qendrës për punë sociale si dhe është konsultuar prokurori i shtetit me aktvendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit dërgohet në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”.