Avokati i Shaban Gogajt, i akuzuari për vrasjen e Agonis Tetajt në shtator të 2018, Besnik Berisha ka reaguar edhe një herë për rastin.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Berisha i është referuar një shprehje ligjore latine që nënkupton “Le të bëhet drejtësia edhe pse bien qiejt”.
Berisha është i bindur se klienti i tij kreu vrasjen aksidentalisht, vrasje kjo e cila nxiti shumë reagime ditëve të fundit.
Pothuajse tri vite kanë kaluar që nga vrasja e Agonis Tetajt, ndërkaq për të dytën herë kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi është deklaruar se brenda kompetencave të tij do të ricaktoj një prokuror tjetër.