Aleanca e NATO-s, tashmë së bashku me aleatët e saj janë në gatishmëri dhe po dërgojnë anije dhe avionë luftarakë shtesë në Evropën Lindore, duke përforcuar mbrojtjen e Ukrainës përballë rrethimit ushtarak nga Rusia.
Me anë të një njoftimi, NATO bëri të ditur se disa vende aleate të saj kanë bërë të ditura dërgesat aktuale ose të ardhshme.
Danimarka është njëra nga disa shtetet ku në Detin Baltik do të dërgojë një anije luftarake dhe katër avionë luftarakë F-16 në Lituani në mbështetje të misionit afatgjatë ajror të NATO-s.
Spanja gjithashtu ka nisur anije për t’u bashkuar me forcat detare të NATO-s dhe po shqyrton dërgimin e avionëve luftarakë në Bullgari.
Ndërsa, Franca ka shprehur gatishmërinë e saj për të dërguar trupa në Rumani nën komandën e NATO-s.
Kurse, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë duke e shqyrtuar rritjen e pranisë ushtarake në pjesën lindore, ndërsa Holanda ka bërë gati dy avionë luftarakë F-35 në Bullagri dhe po vendos një anije dhe njësi me bazë tokësore në gatishmëri për NATO-n
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenber, i cili tha se mirëpret aleatët që kontribuojnë me forcat e tyre në NATO.
“NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët, duke përfshirë edhe përforcimin e pjesës lindore të Aleancës. Ne gjithmonë do t’i përgjigjemi çdo përkeqësimi të mjedisit tonë të sigurisë, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes sonë kolektive”, ka thënë Stoltenberg.