Lajme

SHBA-ja heq nga “Lista e Zezë” disa figura të njohura të UÇK-së

Pinterest LinkedIn Tumblr

Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC), ka fshirë nga lista e të sanksionuarve disa ish-pjestarë të UÇK-së.

OFAC ka publikuar listën e të sanksionuarve për vepra korrupsioni të shtatë personave nga Ballkani Perëndimor.

Në listën e shtatë personave të sanksionuar figurojnë dy shqiptarë: Ylli Ndroqi dhe Aqif Rakipi.

Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar se ka larguar nga lista e të sanksionuarve disa persona nga Ballkani Perëndimor.

Në mesin e tyre ndodhen pesë emra shqiptarë: Haradin Bala, Jonuz Musliu, Sabit Gashi, Sait Rushiti dhe Xhemajl Hyseni.