Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, më 5 mars do të ketë seancën e radhës pranë Gjykatës Speciale në Hagë.
Kjo është bërë me dije në kalendarin e publikuar nga Specialja.
Aty bëhet me dije se në këtë ditë me fillim nga ora 11:00 do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes.