Një infermier është sulmuar fizikisht në vendin e punës mbrëmë në spitalin e Prizrenit.
Deri tek sulmi ka ardhur pikërisht kur infermieri ka kërkuar të plotësohen të dhënat elementare në udhëzim (emër e mbiemër) për prindin e pacientit, kërkesë e cila nuk është pranuar duke e sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime në njërin sy infermierit me inicialet N.S.
Sindikata e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren thotë se infermieri ka përvojë të gjatë njihet për seriozitetin e tij ndaj profesionit, korrektësinë dhe sjelljen e mirë.
Poashtu, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dënon rëndë dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve Shëndetësorë, dhe kërkon nga instancat më të larta shtetërore që të merren me rastin në fjalë, duke ditur që raste të tilla të turpshme janë bërë të shpeshta të cilat po e fyejnë rëndë identitetin dhe imazhin e punëtorëve shëndetësorë në vend./Indeksonline/