Deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu pas fjalimit të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, i ka reaguar e bija e aktivistit të ndjerë, Xhemail Mustafa, Beriane Mustafa.
Ajo deklaroi se Albin Kurti do të hyjë në histori si kryeministri i parë shqiptar që fëmijët e tij nuk flasin shqip.
“Çka ndodhi me shërbimin ushtarak që para një vitit e propozuat? Unë kam ditë që kjo është e paarritshme, por edhe ju qenkeni bindur. Çka nënkupton për juve regjioni i Drenicës? Duke qenë se nuk e pashë asnjë emër të ministrave nga Drenica. A do të ofroni garancë shtetërore për ushtarët që gjykohen në Hagë dhe cili është qëndrimi juaj për Gjykatën Speciale? A jeni i sigurt që ligjërisht keni të drejtë të bëheni kryeministër? Ju e keni një dënim që ua ka pamundësuar të kandidoni për deputet. Ju jeni kryeministri i parë shqiptar që fëmijët e tij nuk i flasin shqip”, tha Musliu.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, ndaj saj ka reaguar menjëherë vajza e Xhemail Mustafës, Beriane Mustafa.
“Ganimete Musliu fort budallaki fole…mos u bej aq e ulte!”, ka shkruar Beriane Mustafa.