Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri një ndërtesë banimi në Gostivar, ku vdiq në fëmijë i moshës 7-vjeçare ndërsa në gjendje të rëndë mbeti një grua, shkruan Indeksonline.
Prokuroria Publike njofton se ekipe nga ky institucion tashmë po kryejnë hetime në banesën ku jetë ndërroi një 7-vjeçar.
Priten hetimet nga ekipet special në Departamentin për krimteknikë pranë MPB-së, raporton Alsat.
“Gjetjet fillestare të ekipit mjekësor në vendin e ngjarjes tregojnë se fëmija ishte i lidhur me zinxhirë në këmbë gjatë kohës së zjarrit. Sipas familjes, arsyeja e lidhjes ishte se fëmija ishte agresiv. Prokuroria po ndërmerr të gjitha veprimet për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme penale”, thuhet në deklaratë e prokurorisë.