Në rrugët e Shqipërisë sheh shoferë nga më të çuditshmit, ku jo në pak raste shpejtësia ekstreme e mjeteve ka bërë që të marrë edhe jetë njerëzish.
Një video e mbërritur në redaksinë e Abcnews.al, shihet një autobus që ecën me shpejtësi ekstreme në “Rrugën e Kombit”, madje kryen dhe parakalime.
Autobusi i përket një kompanie private, e cila duket se merret me transportin e turistëve. Siç shihet edhe në video tabela treguese për shpejtësinë e lejuar në rrugë është 60 kilometra, ndërkohë që shpejtësia e autobusit është më shumë se 100 kilometra.
Burime për Abc bëjnë me dije se brena autobusit kanë qenë rreth 30 pasagjerë./Abcnews.al/