Lajme

Zeka thotë se Xhavit Haliti ka bërë mirë që e ka votuar Konjufcën për kryetar të Kuvendit, kritikon PDK-në

Pinterest LinkedIn Tumblr

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se nëse PDK-ja do ta ndëgjonte Xhavit Halitin sot për votimin e Glauk Konjufcës për kryetar të Kuvendit do të ja kishte dalë më mirë.

Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka thënë se edhe në luftë ai ka qenë njeriu më racional e më i logjikshmi.

Ndërsa, ka shtuar se Haliti e ka votuar Konjufcën “Për pikë të çefit”, dhe ka bërë mirë për këtë.

Shkrimi i tij i plotë:

Me pas degju PDK-ja Xhavit Halitin, ma mire ju kish dale

Edhe ne lufte ka qene njeriu me racional, me i logjikshmi, me komunikuesi. Kur e kane degju, mire ju ka dale. Po ta degjonin ne lufte, Fondi i Qeverise te Bukoshit, do te kalonte ne mbeshtetje te UÇK-se. Disa harambasha i kerkonin paret Bukoshit, ama deshmi nuk donin me leshu.

Xhaviti nuk ka qene ne ata grup. Xhaviti ka qene krejte ma ndryshe.

Sot e paska deshmuar kete. Paska votuar Glaukun per Kryetar te Kuvendit. Ata qe nuk e kane votuar, thone vetem “per inati”! Ky e ka bere “per pike te çefit”! Teper mire ka bere.