Policia njofton për një incident që ka ndodhur në Podujevë mes dy motrave.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 21:50.
Në njoftimin e Policisë thuhet se është raportuar se dy motra janë grindur mes vete si dhe kanë sulmuar fizikisht njëra-tjetrën.
Dy të dyshuarat janë intervistuar dhe pastaj me konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.