Në emisionin “Click” është diskutuar tema e shumëpërfolur për tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Në mesin e të ftuarve ka qenë edhe njohësi i ekonomisë, profesori Ujkan Bajra.
Profesori universitar ka thënë se situata aktuale dallon nga koha kur ishte mundësuar tërheqja e parave të trustit në kohën e pandemisë.
Bajra ka thënë se rritja e çmimeve në treg dhe se mundësia për të përballuar rritjen e çmimeve është e udhës kompensimi për tërheqjen e një pjese të mjeteve në trust.