Kulturë

Hoti: Kurti në vend që të ndihmoj njerëzit nga vërshimet kërcënon me prokurorë

Pinterest LinkedIn Tumblr

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka takuar struktuat e partisë në Drenas.

Kosova po e menaxhon pandeminë me sukses. Këto janë vlerësimet ndërkombëtare. Presim që edhe vaksina të vijë në muajin shkurt. Sa i përket situatës me ekonominë kemi arritur që të zvogëlojmë rënien ekonomike. Parashikimet ishin se do kemi rënie ekonomike prej 11 % por me veprimet që i morëm e kemi përgjysmuar këtë shifër. Përveç mjeteve që tashmë janë futur në ekonomi, në janar do fillojmë zbatimin e pakos së re në vlerë prej 222 milion euro”, tha Hoti.

“Ne nuk do ta kursejmë askënd në këtë fushatë. Nuk do të lejomë që njerëzve tu shpërlahet truri. Kosova që tre ditë përballet me vërshime, Kurti në vend se të kërkoj angazhim nga qeveria, ai del dhe kërcënon se me prokuror do të angazhohet se diku një rrugë apo një gardh nuk është ndërtuar mirë. Ai flet për këto gjëra në kohën kur njerëzit janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Ne duhet të bëjmë çdo që që të pamundësojmë këtë model të qeverisjes”, tha Hoti