Kancelari i Austrisë Karl Nehammer, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Moskë.
Ai aktualisht gjendet në takim me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Tema kryesore e takimit është lufta në Ukrainë.
Nehammer organizon konferencë për media nga ora 18:00, ku do të jap detaje lidhur me rezultatet e takimit me Putinit.
Kancelari austriak është i pari nga zyrtarët e lartë të vendeve evropiane që viziton Rusinë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.
Kjo vizitë po shihet me sy kritikë nga opinioni në Evropë dhe Ukrainë, njofton Klankosova.tv.