Opinione

KURSI PËR NDRYSHIM DHE TRADITA E LUFTËRAVE ÇLRIMTARE, KJO DO TË JETË KOSOVA E PAS 14 SHKURTIT

Pinterest LinkedIn Tumblr

Zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk janë të jashtëzakonshme vetëm për shkaqe formale e procedurale, por edhe për shkak të frymës së ndryshimit që imponojnë. Prandaj Kosova ka gjasa reale në mandatet e ardhshme qeverisëse të kombinojë traditat më të mira të lavdisë çlirimtare dhe diskursit shumë të qartë për ndryshime rrënjësore në shtetndërtim dhe hapje të perspektivave të reja zhvillimore.

Nga Mehmet PRISHTINA

Si perceptohet mendimi kritik te ne dhe a ndodhë që të krijohen keqkuptime nëse kritikojmë dukuri a procese negative në shoqëri, apo afirmojmë ndonjë mendim ndryshe?
Kjo pyetje merr peshë të posaçme tani dy ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, që do të mbahen të dielën, më 14 shkurt.

Një mendim a ide e caktuar që nuk mbahet për vete por bëhet publike dhe bëhet pjesë e komunikimit më të gjerë, është shumë më i shëndoshë se sa një mendim që nuk shprehet publikisht. Historia e komunikimeve publike njeh plot raste të tilla, kur njerëzit ndryshe kanë menduar, e ndryshe kanë vepruar në praktikë, si pasojë e mungesës së guximit intelektual e profesional për t’u ballafaquar me sfidat e përballjes publike.

Një mendim a ide e caktuar që nuk mbahet për vete por bëhet publike dhe bëhet pjesë e komunikimit më të gjerë, është shumë më i shëndoshë se sa një mendim që nuk shprehet publikisht. Historia e komunikimeve publike njeh plot raste të tilla, kur njerëzit ndryshe kanë menduar, e ndryshe kanë vepruar në praktikë, si pasojë e mungesës së guximit intelektual e profesional për t’u ballafaquar me sfidat e përballjes publike.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Pikërisht kjo kategori njerëzish, çuditërisht, janë më të zëshëm me kritikat e tyre ndaj mendimit ndryshe, edhe pse ata asnjëherë nuk marrin guximin t’i shpalosin pikëpamjet e tyre, madje edhe duke mbrojtur një kauzë apo diskurs që ata mendojnë se është më i pëlqyer për ta.
Është edhe një kategori tjetër e njerëzve, të cilët formalisht pajtohen me mendimin tënd, por në praktikë mbrojnë qëndrime krejt tjera, dhe kjo e bën të dyshimit moralin publik të një pjese të audiencës.

Pra kemi dy skaje të ndryshme të perceptimit të kritikës publike dhe shumë rrallë ndodhë që mendimi kritik të pranohet si një terapi e domosdoshme intelektuale e shërimit të shoqërisë nga devijimet e caktuara sociopatologjike.

Gjithashtu, edhe më rrallë ndodhë që të pranohet si diçka normale mbështetja që mund t’i bëhet një intelektuali apo një personi publik, i cili merr përgjegjësi të caktuara për të udhëhequr një proces.

Te ne gjithçka shikohet me njëfarë skepse e dyshimi dhe njeriu ndodhet në pozitë të vështirë, edhe atëherë kur kritikon edhe atëherë kur lavdëron. Kjo, sigurisht edhe si pasojë e mungesës së një mase kritike, e cila do të duhej të ishte formuar tash më në Kosovë, por fatkeqësisht po vonohet dhe për rrjedhojë ende vuajmë pasojat e një sistemi të deplasuar, kur liria e mendimit kalonte nëpër filtrat e vetcenzurimit, ose duhej të kalonte nëpër disa kanale të lojalitetit të skajshëm me oligarkinë politike të kohës.

Në Kosovë një kohë të gjatë ka funksionuar parulla “kush nuk është me ne, është kundër nesh”. Ideatorët dhe dizajnuesit e kësaj parulle kanë dashur ta monopolizojnë mendimin publik, duke përjashtuar çdo prirje që i sheh ndryshe proceset shoqërore e politike, madje edhe atëherë kur janë kritikuar bartësit e devijimeve dhe deformimeve në institucionet e sistemit.

Me fjalë të tjera, fitohet përshtypja se më e lehtë e ke të mbrosh një oligarki të caktuar politike e cila përmes abuzimeve të ndryshme e mban pushtetin, se sa të afirmosh një frymë të re që paralajmëron ndryshimin.

Zatën edhe fushata zgjedhore që posa përfundoi në Kosovë, e kishte këtë lajtmotiv: Në njërën anë mbrohej me këmbëngulje e kaluara me të gjitha karakteristikat e qeverisjes dhe politikbërjes dhe, në anën tjetër, artikulohej një mendim ndryshe që e kritikonte të kalurën dhe anticiponte ndryshimin si kusht i domosdoshëm për një politikbërje të re.

Megjithatë Kosova nuk i ka përmbyllur të gjitha proceset dhe i duhet edhe një periudhë kohore që të konsolidohet së brendshmi për një finalizim të guximshëm të kauzave shtet-ndërtuese.

Kosova është e njohur ndërkombëtarisht nga më shumë se 100 shtete të botës, por ende nuk është anëtare e barabartë e OKB-së dhe e mekanizmave të ndryshëm evropianë. Që të ndodhë kjo nevojitet një konsensus i gjerë brenda shteteve vendimmarrëse në Këshillin e Sigurimit të KB si dhe në Këshillin e Evropës, kurse çelësi i një konsensusi të tillë qëndron në finalizimin e raporteve me Serbinë.

Pra, deshëm s’deshëm Serbia do të vazhdojë të jetë një nga preokupimet kryesore edhe të Qeverisë së ardhshme, që do të del nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Tani një dilemë që mbetet e hapur, sa i përket mbylljes së problemeve me Serbinë, lidhet gjithsesi me formatin e ardhshëm qeverisës dhe me kapacitetet vendimmarrëse për tema që kërkojnë guxim, fleksibilitet dhe vizion.

Ka shumë kush që mendon se kjo mund të arrihet nëse Qeverinë e ardhshme e udhëheq dyshja Kurti-Osmani, si një garanci e mjaftueshme që do të shërbente edhe për temat që lidhen me Serbinë.

Në anën tjetër, ekziston një pikëpamje që gjen mbështetje në qarqe të caktuara intelektualësh e analistësh, e cila favorizon një koalicion në mes të LVV. Listës së Vjosa Osmanit dhe PDK-së.
Kjo formulë bashkëqeverisjeje,sipas kësaj pikëpamjeje, mund të prodhojë një efektivitet më të lartë politik e institucional kundrejt çështjeve që ngrihen në bisedimet përfundimtare me Serbinë.

Logjikisht, kështu edhe do të duhej të ndodhte. Jo vetëm për shkak të përvojës që ka në raport me temat e caktuara në politikën e jashtme, por edhe për shkak të background-it të saj në historinë e lavdishme të UÇK-së, PDK do të duhej të jetë bashkëpjesëmarrëse në përmbyllej procesit që ka të bëjë me Serbinë. Kjo do të ishte një ndihmesë për vet Kosovën si shtet në raport me sfidat që vinë nga jashtë, por do të ishte edhe shprehje e një kohezioni të brendshëm për të balancuar të djeshëm, të sotmen dhe të nesërme në shumë fusha.

Zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk janë të jashtëzakonshme vetëm për shkaqe formale e procedurale, por edhe për shkak të frymës së ndryshimit që imponojnë. Prandaj Kosova ka gjasa reale në mandatet e ardhshme qeverisëse të kombinojë traditat më të mira të lavdisë çlirimtare dhe diskursit shumë të qartë për ndryshime rrënjësore në shtetndërtim dhe hapje të perspektivave të reja zhvillimore.

Kjo edhe për faktin se shqiptarëve iu nevojitet domosdoshmërisht mirëkuptimi i brendshëm kombëtar për të arritur objektiva madhorë në planin e brendshëm e të jashtëm. Vetëm kështu, Kosova jonë do të bëhet referencë e projekteve e ideve investuese si dhe eksportues i paqës dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Prishtinë, 13 shkurt, 2021

Write A Comment